Machine Gun Kelly (MGK) u detyrua të korrigjonte paparacët në Francë pasi vajza e tij Casie Colson Baker u ngatërrua me Megan Fox.
Artisti 35-vjeçar ishte këtë javë i shoqëruar nga vajza e tij 16-vjeçare, ndërsa morën pjesë në një sfilatë mode të Stella McCartney dhe në koktejin e çmimit LVMH Prize.
Teksa dolën nga makina pasi mbërritën në një nga ndalesat e tyre, ata u rrethuan menjëherë nga media dhe ekipet e kamerave.
Të paktën dy persona i thirrën “Megan” adoleshentes, para se MGK të kthehej me qetësi, të qeshte dhe të thoshte: “Kjo nuk është Megan, kjo është vajza ime,” sipas pamjeve të kapura nga Paris Videostars.
Machin Gun Kelly emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker – e ka vajzën Casie me ish-të dashurën e tij Emma Cannon.
Ndërsa në mars të vitit 2025 ai mirëpriti edhe një vajzë tjetër, Saga Blade, me ish-të dashurën e tij Megan Fox, 39 vjeçe.
Për daljen në Paris me babain e saj, Casie ishte veshur me stil me një fustan mini gri me mëngë të gjata dhe me fund të palosur.



