Lutja e Tërnavës: Bota të ketë sa më pak konflikte (VIDEO)

Mesazhi i sivjetmë për Kurban Bajram, nga myftiu Naim Tërnava, u fokusua më shumë në lutjet për uljen e luftërave e konflikteve.

Duke kujtuar se festa e së mërkurës sjell paqe e mbarësi, ky uroi gjithë besimtarët myslimanë, raporton Klan Kosova.

“Sot po jetojmë në kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë. Në këtë ditë të madhe në vigjilje të Kurban Bajramit, lutemi që mesazhi dhe porositë që i bart kjo festë të kuptohen drejt nga të gjithë, lutemi po ashtu që bota të ketë sa më pak konflikte e ngatërresa luftëra e çrregullime. Festa e Kurban e Bajramit ka edhe domethënien e paqes, drejtësisë”, tha myftiu Tërnava.

Në Bajramin e Vogël, myslimanët kryejnë edhe një obligim që sipas Tërnavës është një ibadet shtesë për besimtarët.

“Prerja e Kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet shtesë ndërkaq argumenton shpirtin e bindjes për Zotin në të njëjtën kohë ka për qëllim qoftë edhe për një kohë të caktuar mbylljen e hendekut dhe ndasive mes shtresave të ndryshme shoqërore duke rritur bashkëpunimin dhe duke afruar ndihën dhe duke i dhënë dorën njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Tërnava nuk harroi t’i përmendë edhe kosovarët që po kryejnë haxhin derisa inkurajoi edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë.

Namazi i sabahut të së mërkurës falet në orën 4.23 min, ndërsa namazi i Kurban-Bajramit në 5.38 min.