Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke e cilësuar atë si person që portretizon historinë e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës duke e bërë atë përgjithmonë pjesë të historisë së shtetit, raporton KlanKosova.tv.
“Presidenti Hashim Thaçi është vetë historia e Kosovës, një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë, sakrificë dhe vendosmëri themeloi shtetin që gëzojmë sot. Emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë më të re”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Presidenti Hashim Thaçi është vetë historia e Kosovës, një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë, sakrificë dhe vendosmëri themeloi shtetin që gëzojmë sot. Emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë më të re.
Krenar që kemi bashkudhëtuar në luftë dhe në paqe, në ditë të vështira e në momente historike. Krenar që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në anën e duhur të historisë, aty ku qëndron dinjiteti, sakrifica, krenaria dhe e vërteta. Sepse historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, ashtu siç nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit.
Me respekt e besim të thellë, të presim krahapur dhe me kokën lart, ashtu siç i ka hije atyre që qëndrojnë drejt para historisë!SL



