Lushaj: Zyrapi ua hoqi maskat Taulant Ballës dhe maskarenjve të OVL-së!

“Bislim Zyrapi ua hoqi maskat Taulant Ballës dhe maskarenjve të OVL-së.
Bislim Zyrapi tha në një intervistë së fundmi se Dritan Goxhaj ishte nën urdhrat e tij në Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik.
Ky operacion ishte një betejë jetike për UÇK-në, ku mbi 2000 trupa të saj rrezikonin të rrethoheshin nga trupat serbe.
Bislim Zyrapi ishte drejtues i Shtabit të Përgjithshëm gjatë luftës dhe përfaqësues i Shtabit të UÇK-së në Marrëveshjen e Kumanovës, e cila i hapi rrugë hyrjes së trupave të NATO-s në Ktosovë.
Po ashtu Zyrapi arriti te ishte komandant divizioni edhe në luftën e Bosnjes.

Po tashti?
Taulant Balla dje, nga foltorja e Kuvendit, me një cinizëm dhe arrogancë të pështirë, tha se Goxhaj nuk ishte asnjë ditë në UÇK, ndërsa kryeshefi i UÇK-së na thotë se Goxhaj ishte në front me armë në dorë.
Po këta maskarenjtë e OVL-së, kryekeqpërdoruesit e vlerave të UÇK-së, çka do të thonë tashti?”

* Status fejsbuku i veprimtarit e intelektualit Besmir Lushaj