Lushaj: LDK-ja atë çka s’e mori nga sovrani në zgjedhje, po e kërkon me shantazh në tavolinën e negociatave

Zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin të parat ku de facto pati garë për president nga populli.
Këtë nevojë të demokracisë përfaqësiese e solli me garë LDK-ja.

Kreu i saj, Lumir Abdixhiku, u shpreh se partia po i ofronte sovranit kandidaturen e tij për kryeministër dhe atë të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente.

Sovrani foli duke e rreshtuar binomin kryeministër-president të LDK-së pas PDK-së, të drejtuar nga Bedri Hamza.
Partia mezi u ngrit 4% nga zgjedhjet e mëparshme.

Sot, kur lypet kopsitje e institucioneve të dala nga zgjedhjet, LDK-ja atë çka nuk e mori nga sovrani po e kërkon me shantazh në tavolinën e negociatave me partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje: “Ose një funksionar i LDK-së president, ose vendi sërish në zgjedhje.”

Një president përbashkues dhe i pranuar nga të gjitha palët, jo pjesë e skenës politike, na qenka i papranueshëm.

Së fundmi, në sallën e Kuvendit të Kosovës u shfaqën edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët me fenerin diogjenian të Vuçiqit po kërkojnë një president të denjë për Kosovën e Metohinë.

*Status facebook’u i Besmir Lushaj, analist