Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.
Ky bashkim krijon mundësinë që shqiptarët të synojnë deri në pesë deputetë në përfaqësimin parlamentar.
Ky bashkim në përmbajtje dhe synime mund të cilësohet historik, duke marrë në konsideratë politikat asimilues, fushatën e egër të pasivizimit ndaj shqiptarëve dhe reduktimin e përfaqësimit parlamentar në vetëm një deputet (Shaip Kamberin), edhe ky mandat i marrë me vështirësi.
Albin Kurti e drejtoi këtë proces duke mbajtë edhe një takim në Prishtinë me përfaqësuesit e partive shqiptare.
Mirëpo ky bashkim, ma i rëndësishmi në historinë politike të shqiptarëve në Luginë, po përcillet me heshtje varri nga mediat e Prishtinës dhe Tiranës.
Asnjë emision i vetëm për këtë zhvillim. Asnjë thirrje publike dhe inkurajim i shqiptarëve për të dalë në votime.
Janë mbi 90 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Luginë.
Ja ku e keni dëshminë konkrete se puna e Fatmir Shehollit dhe “leptirave” të Beogradit në hapësirën mediatike shqiptare e ka dhanë rezultatin.
Çfarë prove doni tjetër?
*Status facebook’u i z.Besmir Lushaj, njohës i mirë i rrethanave politike në rajon


