Luri dënohet me 11 vjet burg, përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendi i aksidentit

Gjykata Themelore Penale në Shkup i shqiptoi sot dënim me 11 vjet burg 25-vjeçarit Faton Luri, i akuzuar se më 1 korrik, duke drejtuar motoçikletë “Kawasaki” në shteg për këmbësorë në kejin e Vardarit, shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 68-vjeçarit Jugoslav Nikollovski dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Gjykata konstatoi se i akuzuari ka drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi, me shpejtësi rreth 35 kilometra në orë, në zonë të dedikuar vetëm për këmbësorë. Viktima, për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe tru, ndërroi jetë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.