Shtëpia e Big Brother Vip Kosova ka mbetur vetëm me katër banorë.
Ata janë: Shqipja, Lumbardhi, Blerando dhe Edona, të cilët mbrëmë (e premte) gjatë spektaklit u zgjodhën finalistë.
Jashtë në oborrin e shtëpisë, ulen përballë njëri-tjetrit, Lumbardhi dhe Blerando.

Lumi i drejtohet Blerandos: “Ne të dy dotë jemi në fund. Ti kundër meje do të jemi në fund, mbaje mend.”
Më pas ata vazhdojnë një bisedë normale, duke e pyetur njëri-tjetrin se a do ta besonin që do të shkonin kaq larg.