Lumbardhi tregohet romantik, ia thotë këngës për Kaderin: Unë të dua me gjithë zemër

Kaderi dhe Lumbardhi po vazhdojnë t’i shijojnë ditët e tyre së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Çifti shpesh po ndajnë me publikun edhe momentet e tyre romantike, shkruan lajmi.net.

Sot teksa i shijonin rrezet e diellit, përqafoheshin bashkë e bisedonin për tema të ndryshme.

Lumbardhi në një moment i këndonte Kaderit e i tha: “Unë të dua me gjithë zemër”.

Sonte mbahet “prime’ i radhës, ku një nga banorët eliminohet.