Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ishte tensionuar ndjeshëm kur dy prej konkurrentëve më karizmatikë, Buci dhe Lumbardhi, kanë hyrë në një debat të nxehtë rreth ndjenjave dhe qëllimeve për ndjenjat ndaj bashkëkonkurrentes Kaderi.
Gjithçka filloi kur Buci, i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe pa teklif, dëshiroi të kishte një përgjigje të hapur nga Lumbardhi. Ai pyeti pa mëdyshje nëse Lumbardhi e shikonte Kaderin “si shoqe, apo më shumë”, duke e shtyrë këtë të fundit të jepte një deklaratë të sinqertë dhe të pakuruar.
Lumbardhi, pa e fshehur aspak ndjenjen e tij, pranoi hapur para Bucit dhe të gjithë shtëpisë: “Me Kaderin nuk e kam shikimin shoqëror, e kam pëlqim”.
Ai vijoi duke zbuluar një ndjenjë parandjenje që kishte shprehur edhe më herët: “I kam thënë ‘Vëllait të Madh’ në dhomën e rrëfimeve, tre ditë para se të hynte Kaderi, i kam thënë se po e ndjej që ka me hy një femër e bukur. S’më vyen me hy askush tjetër”.