Luma: VLEN dhe AKI të bashkohen për ndryshimet kushtetuese dhe “20 përqindshin”

“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut mbetet një obligim shtetëror, ndërsa procesi duhet të përshpejtohet me angazhimin e plotë të faktorit politik shqiptar”, deklaroi ish-politikani dhe themelues i PPD-së dr.Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të Gazetës “Lajm” dhe “Lajm tv”.

Sipas zotit Luma, kërkesa për ndyshimin e Kushetutës është obligim i Maqedonisë, madje “mendoj se do të ishte mirë që faktori shqiptarë në qeveri VLEN-i, por do të ishte mirë edhe opozita shqiptare, t’i ndimoje faktorit shqiptarë në qeveri, që ta inicojnë sa më shpejt dhe të arrihet ndryshimi kushtetues, ku bullgarët duhet të jenë pjesë e kushtetutës, preambulës”.

Dr. Luma tha se rol kyç në këtë drejtim, duhet ta ketë “veçanërisht faktori shqiptar në qeveri, koalicioni VLEN”, duke shtuar se “tani është momenti i duhur që çështja e ‘20 përqindshit” të trajtohet si element urgjent në ndryshimet kushtetuese.

“Me momentin e hapjes së ndyshimeve kushtetuese e di se në programet politike pothujase të gjithë partitë tani shumë me rëndësi është edhe programi politik i VLEN-it, në lidhje me ndryshimin e atij koncepti të ‘20 përqindshit’ si numerologji, nuk prezenton ndonjë identitet kombëtarë atë ta rikthejnë ta bëjnë me identitet kombëtar, dmth përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni jo të thuhet edhe ‘20 përqinshi’ i një etnikumi, siç është në kushtetutë, por të thuhet si i shqiptarëve. Është momenti që edhe ky element i ‘20 përqindshit’ të hyjë si koncept urgjent që me atë do të arsyetoje dhe do të zgjase afatin e vet të qëndrimit edhe në Qeveri edhe në Parlamet të VLEN-it”.