Luma: Nevojitet dokument i përbashkët me “vija të kuqe” për të drejtat e shqiptarëve

Ish-politikani dhe themeluesi i PPD-së, dr. Ilir Luma, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të Gazetës “Lajm” dhe “Lajm tv”, deklaroi se nevojitet konsensus mes partive politike shqiptare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, për hartimin e një dokumenti të përbashkët me “vija të kuqe” që nuk duhet të shkelen nga asnjë parti kur janë pjesë e qeverisë. Një dokument i tillë, sipas Lumës, do të kishte rëndësi të veçantë për krijimin e të drejtave të shqiptarëve.

“Duhet të ketë konsensus, mes partive shqiptare qofshin në pushtet. Duhet të ketë një dokument që do të përcaktonte se cilat janë vijat e kuqe, prej ku asnjë parti politike, kur do të jetë pjesë e qeverisë, nuk guxon të lëshojë pe. Kjo është me rëndësi dhe do të esëllohen, po them, ata qarqe që janë pak a shumë, mos të them destruktivë, por që nuk kanë dëshirë të ketë një mendim unik në lidhje me aktualitetin e avancimeve politike, d.m.th. të drejtave të shqiptarëve. Ata duhet të dakordohen dhe shpresoj që në të ardhmen do të kemi edhe një dokument të tillë që do të respektohet.”