Lulzim Aliu: Janë dy arsye përse jam i bindur në fitore në këto zgjedhje lokale

Lulzim Aliu, nënkryetari i Alternativës dhe shef shtabi i AAA-së në këto zgjedhje lokale tha se besimi që i është dhënë për të qenë shef është një përgjegjësi e madhe por edhe kënaqësi ngase do të arrihet fitore në këto zgjedhje.

“Këto njerëz do të jenë zëri i çdo qytetari në institucionet lokale. Jam shumë i bindur për fitore për dy arsye. Janë njerëzit që kemi zgjedhur, dhe e dyta oponentët tonë garojnë me figura të vjetra”, tha Aliu.

Ai shtoi se oponenca politike për 20 vite ka premtuar por asnjëherë nuk i ka realizuar premtimet.

“Nuk meriton të merrni votën e popullit, e të keqpërdorini në emrin e tyre se jeni jeshil. Në këto zgjedhje do të përballeni me kandidatët e koalicionit që janë të pastër nga morali. Këto më bëjnë të bindur në fitore”, u shpreh Aliu, raporton SHENJA.