Dhjetëra ushtarë të KFOR-it në veri

Dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe dy automjete të tyre kanë ndaluar në fillim të barrikadave në drejtim të Jarinjës.Ata po qëndrojnë aty, duke vëzhguar situatën dhe nuk dihet nëse janë pjesë e ndonjë plani për ndërhyrje.Mësohet se një situatë e ngjashme me KFOR-in po ndodh edhe në drejtim të kufirit të Bërnjakut, ku dy automjete të tyre janë pozicionuar edhe atje.