Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko sot i bëri thirrje udhëheqjes ushtarake të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të angazhojë ushtrinë të qëndrojë e fuqishme në mbrojtje të integritetit territorial, duke potencuar se situata është veçanërisht e ndjeshme në kufirin perëndimor.
Lukashenko ka thënë se Bjellorusia ka importuar një të ashtuquajtur revolucion me ngjyra, i cili mbështetet në faktorë të huaj për të provuar të destabilizojë vendin, raportoi Tass.
“Është e qartë se një revolucion me ngjyra po zbatohet në Bjellorusi, me mbështetjen e faktorit të huaj, i cili ndërhyri sepse vendi ofroi një rezistencë të fortë të papritur,” konkludoi Lukashenko.