Lukarevska: Vitin e kaluar të ardhurat nga tatimi janë rritur për 17 për qind

Sanja Lukarevska, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, ndau me publikun informacionin fillestar për të hyrat e mbledhura tatimore gjatë vitit 2022.
Ajo tha se vitin e kaluar nga tatimpaguesit janë mbledhur 104 miliardë denarë, që është rreth 17 për qind më e lartë e arkëtimit se në vitin 2021.

“Në fushën e tatimit mbi fitimin kemi arkëtuar 45 për qind më shumë se në vitin 2021 dhe tatimi mbi të ardhurat personale është rritur me 16 për qind. Mbledhja e TVSH-së është më e lartë për 11.3 për qind krahasuar me një vit më parë”, tha Lukarevska.

Si kthim i TVSH-së për personat juridikë, shifra është 44.7 miliardë denarë. Sipas Lukarevskës, këto janë shifra 43.3 për qind më të larta për një vit dhe mbi 70 për qind më shumë fonde krahasuar me vitin 2020 dhe 2019.

Sipas Lukarevskës, kthimi me kohë dhe efikas i TVSH-së për personat juridik mundëson përmirësimin e likuiditetit të kompanive dhe këtë e kërkojnë institucionet financiare ndërkombëtare.