Ylli belg ka bërë të ditur se është i pakënaqur te skuadra e Chelsea dhe nuk i përshtatet sistemit të Thomas Tuchel, duke shtuar se preferon rikthimin në ‘San Siro’ tek Inter.
Pas këtyre komenteve, Thomas Tuchel tregoi se ishte i pakënaqur me fjalët dhe tashmë ka marrë edhe veprimet e tij.
Trajneri gjerman e ka lënë belgun jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Liverpool, përcjell lajmi.net.
Kështu bëjnë të ditur raportime nga The Athletic.
Intervista e Romelu Lukaku që bëri bujë të madhe thuhet se nuk kishte autorizimin e Chelsea për t’u publikuar.




