Lukaku ende nuk është i gatshëm

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku pritet të mungoj edhe ndaj Fiorentinës në fundjavë.

Edhe pse i është kthyer stërvitjeve me pjesën tjetër të ekipit belgu ende nuk është në kondicionin e përshtatshme për të zhvillur një ndeshje transmeton klankosova.tv.

Lukaku i mungon Interit prej dy muajsh, pas një lëndimi të pësuar në stërvitje.

Zikaltrit kanë mbetur prapa në betejën për titullin kampion në Serie A.

Ata gjenden tetë pikë prapa liderit Napoli.