Një nominim mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos ka nisur disa debate dhe diskutime të shumta në mes të banorëve.
Dita e shtunë do të jetë vendimtare se cila nga vajat do të largohet nga gara për çmimin e madh, por shumë prej tyre kanë aluduar se Kiara mund të jetë ajo që do të eliminohet.
Një pretendim të tillë e kanë bërë edhe vetë Kiara me Luizin duke thënë që mes saj dhe Oltës më e rrezikuara është moderatorja.
Foto: Kiara Tito/Instagram
Pas kësaj, Luizi ka tentuar që ta paralajmërojë Kiarën për gjërat që mund të dëgjoj për të në rast se eliminohet.
Duke qenë që lidhja e tyre nisi në kushte të pazakonta, Luizi nuk kishe mundësinë që t’i tregonte shumë gjëra nga jeta e tij private, prandaj një paralajmërim për atë që do të mund të kuptonte pas daljes nga BBVA, këngëtari ia bëri mbrëmë (e mërkurë) teksa po qëndronin bashkë në shtrat.
@dorma_cosmetics
“Kur të dalësh jashtë do të dëgjosh shumë gjëra për mua që kanë thënë, a do të ndikojnë këto te e unë e te ti, do të thonë e ka për lojën Kiarën, e beson ti këtë”, i tha Luizi.





