Luizi e heq “shatirin”, shfaqet ndryshe pranë Kiares

Luiz Ejlli, fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania”, bëri bujë me pamjen e tij kur vendosi t’i zbardhte flokët gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky stil mbeti i paharruar për fansat dhe u kthye në një shenjë dalluese për të, shkruan “Kosovarja”.

Pas disa vitesh, Luizi ka vendosur të rikthehet tek pamja e tij natyrale duke hequr “shatirin”.

Ai është shfaqur ndryshe pranë bashkëshortes së tij, Kiarës, dhe menjëherë ka marrë vëmendje nga ndjekësit që e komentuan pamjen e re.