Luizi do ta hapë koncertin e Elvana Gjatës në stadiumin Air Albania

Elvana Gjata, do të mbajë koncert në stadiumin Air Albania.

Ky koncert do të mbahet me datën 22 qershor, shkruan lajmi.net.

Hapjen në këtë koncert do ta bëjë fenomeni shqiptar, Luiz Ejlli.

Sot, Elvana zbuloi këngëtarët që do të jenë të ftuar për të performuar në koncertin e saj.

I pari do jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.