Luizi dhe Kiara nuk janë ndarë, heqja nga Instagrami ishte vetëm një ‘prank’

Këto ditë ka pasur spekulime se mund të ketë krizë mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Kjo pasi Kiara kishte hequr nga Instagrami, Luizin dhe disa nga fotot që kishte më të, shkruan lajmi.net.

Por, ky veprim i saj ishte vetëm një prank që ajo ia kishte bërë Luizit.

“Kërkoj ndjesë se e di që na doni dhe ju duam, por meqë thatë që Kiara nuk di të bëjë prank, ja ku e keni!”, ka thënë Kiara.

Dyshja e kanë sqaruar këtë duke hyrë live, ku mes të tjerave ata do të publikojnë edhe një video më reagimin e Luizit kur kuptoi së ky veprim i Kiares ishte “prank”.

Përndyshe së shpejti, Luizi dhe Kiara pritën të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/