Luiz Ejllin filmohet teksa merr dënim për shkelje në trafik

Policia Bashkiake nuk ka kursyer as këngëtarin Luiz Ejlli.

Në një video të shkurtër të siguruar nga A2 CNN, ai shihet teksa është jashtë makinës në prani të policit bashkiak, i cili i jep fletën e gjobës.

Mësohet se këngëtari kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.
Në videon e shkurtër shihet teksa Ejlli nuk ka kundërshtuar policin për gjobën, por e ka pritur atë me buzëqeshje.