‘Lugati’ publikon fotografi nga vizita në Kuvendin e Kosovës dhe takimi me disa deputetë

Këngëtari Gjon Karrica ka vizituar të mërkurën Kuvendin e Kosovës.

Ai është mirëpritur në ndërtesën parlamentare nga disa deputetë.

Në një sërë fotografish të publikuara në rrjetet sociale, këngëtari i njohur me nofkën ‘Lugati’ ka treguar se si ka shkuar vizita e tij atje.

Foto: Lugati/Instagram

Nga fotografitë, mund të shihet se Karrica është takuar me deputetët Haxhi Avdyli (Lista Guxo), Albana Bytyqi (AAK) dhe Pal Lekaj (AAK).

Foto: Lugati/Instagram

Ky i fundit e ka mirëpritur në takim ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, teksa edhe i ka bërë një dhuratë në emër të parlamentit.

Foto: Lugati/Instagram

“Sot isha për vizitë në Kuvendin e Kosovës, ishte një kënaqësi e madhe për një mërgimtar si unë të shoh një përmirësim kaq të madh në atdheun tim, Kosovën. Ju falënderoj gjithsecilit prej jush për kohën dhe mbështetjen tuaj. Ju dua. Shpresoj dhe besoj shumë se të gjithë bashkë mund t’ia dalim për ta çuar Kosovën në hapat e duhur për integrimin në shoqërinë evropiane”, ka shkruar ‘Lugati’ në Instagram.

Foto: Lugati/Instagram

Krahas fotografive, Gjoni ka prezantuar edhe dhuratën e pranuar nga ish-Kryetari i Gjakovës – e cila ka qenë stilolapsë të gavruar me simbolet dhe emrin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/