‘Luftë masive’ nga shqiptarët e serbët në Vranje/ Shqiptari shanë e fyen serbët: Nanën ua …, hajdeni këtu!

Një pamje po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është bërë lajm nga mediat serbe, ku janë rrahur serbë e shqiptarë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Këto pamje janë publikuar nga mediat serbe, derisa dëgjohet një shqiptar duke sharë me nënë serbët.

Ai i mallkon, shanë e fyen serbët, derisa shihen edhe veturat me xhama të thyer pas konfliktit që ka ndodhur aty.

Qe anen ua q..”, dëgjohet shqiptari duke sharë, e në anën tjetër dëgjohen edhe serbët duke brohoritur ‘hajdeni këtu’.

Makina që duket këtu është e shkatëruar plotësisht.

Për këtë ngjarje, zyra Themelore e Prokurorit Publik në Vranje tha ishte ‘një luftë masive në të cilën morën pjesë disa persona‘.

Prokuroria urdhëroi të kontrollonte nëse ka kamera sigurie në zonë, pasi nuk ka kamera në vendngjarje, ata filluan të bisedojnë me të gjithë aktorët në përleshje.

Në këtë moment, aktorët akuzohen për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, dhe gjatë hetimit, do të përcaktohet nëse ka bazë për një akt tjetër të “sjelljes së dhunshme”.