Afganistani ka nisur sulme ndaj pozicioneve ushtarake pakistaneze përgjatë kufirit, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore pakistaneze javën e kaluar, thanë autoritetet talebane.
Zyra e mediave e korpusit ushtarak të Afganistanit në Lindje tha në një deklaratë se “përleshje të ashpra” kishin nisur vonë të enjten “si përgjigje ndaj sulmeve të fundit ajrore të kryera nga forcat pakistaneze në provincat Nangarhar dhe Paktia”.
“Si përgjigje ndaj provokimeve dhe shkeljeve të përsëritura nga qarqet ushtarake pakistaneze, janë nisur operacione sulmuese në shkallë të gjerë kundër pozicioneve dhe instalimeve ushtarake pakistaneze përgjatë Linjës Durand”, shkroi zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, në një postim në X.
Kufiri 2611 kilometër (1,622 milje) i dy vendeve njihet si Linja Durand, të cilën Afganistani nuk e ka njohur formalisht.
Nuk pati një reagim të menjëhershëm nga Pakistani ndaj njoftimeve, shkruan aljazeera.
Të dielën, ushtria pakistaneze kryesi sulme përgjatë kufirit me Afganistanin, duke pretenduar se kishte vrarë të paktën 70 luftëtarë. Afganistani hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se ishin vrarë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.



