Lufta në Ukrainë, ushtria amerikane dhe ruse krijojnë linjë komunikimi

Pentagoni ka krijuar një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes për të parandaluar “gabimet, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin e situatës” në rajon derisa pushtimi i Ukrainës nga Rusia po vazhdon.

Lajmi u publikua nga Reuters duke cituar një zyrtar amerikan.

“Departamenti i Mbrojtjes krijoi më 1 mars një linjë de-konflikti me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë me qëllim të parandalimit të gabimeve e incidenteve ushtarake”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane në kushte anonimiteti.

Lajmi fillimisht ishte raportuar nga NBC.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.