Lufta në Ukrainë, Blinken pritet të bisedojë me ministrin e Jashtëm kinez

WILMINGTON, DE November 24, 2020: Antony Blinken on stage during President- elect Joe Biden introduction of his cabinet member nominees at the Queen in Wilmington, DE on November 24, 2020. The President- elect along with Vice President- elect Kamala D. Harris introduced Antony Blinken for Secretary of State, Alejandro Mayorkas for Secretary of Homeland Security, Avril Haines for Director of National Intelligence, Linda Thomas-Greenfield for U.S. Ambassador to the United Nations, Jake Sullivan as National Security Adviser, and John Kerry as Special Presidential Envoy for Climate. (Photo by Demetrius Freeman/The Washington Post via Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet me homologun e tij kinez gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Bali këtë javë, për të diskutuar mbi përgjigjen e Pekinit ndaj luftës në Ukrainë, shkruan CNN.

Prioriteti kryesor për takimin midis Blinken dhe ministrit të jashtëm kinez Wang Yi është angazhimi për diplomacinë intensive dhe mbajtjen e linjave të hapura të komunikimit me Republikën Popullore të Kinës, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit, Dan Kritenbrink.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës as nuk e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe as e ka cilësuar atë si një pushtim. Javën e kaluar, Kina u përfshi për herë të parë në “Konceptin Strategjik” të NATO-s, të miratuar në samitin e bllokut në Madrid.

Dokumenti parashtron sfidat e sigurisë me të cilat përballet aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA ndërsa përshkruan një kurs veprimi, dhe tani thotë se ambiciet dhe “politikat shtrënguese” të Kinës sfidojnë interesat, sigurinë dhe vlerat e aleatëve.

Lëvizja erdhi pasi ekonomitë e mëdha demokratike të Grupit të Shtatë (G7) përfshiu një gjuhë të ashpër ndaj Kinës në komunikatën e tyre , të lëshuar disa ditë pas lançimit të një plani investimi në infrastrukturë për t’iu kundërvënë nismës së Kinës “Një brez dhe një rrugë”.