Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i sundimit të ligjit, në mesin e temave në bisedën Chollet-Kovaçevski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë ka biseduar në telefon me Derek Chollet, këshilltar i sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Në bisedën telefonike kanë marrë pjesë edhe zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Biseda u fokusua në partneritetin strategjik të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e ardhshme që e kemi në drejtim të arritjes së qëllimeve tona strategjike. U diskutuan edhe disa tema, siç është trajtimi i krizës energjetike nga ana e Qeverisë, por edhe për projektet infrastrukturore dhe energjetike, për të cilat Maqedonia e Veriut do të ketë mbështetje të fortë nga SHBA-ja.

Ndër të tjera, temë e bisedës ishte zhvillimi i Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit dhe promovimi i sundimit të ligjit.

Në bisedë u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për rrjedhën e procesit të skriningut, si dhe u diskutua për integrimin e përshpejtuar evropian të vendit, si synim prioritar strategjik i Maqedonisë së Veriut, me fokus në proceset reformuese që ndodhin si rezultat i së njëjtës, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.