Luana Vjollca zbulon se si do të duket në klipin e saj të ri

Luana Vjollca këto ditë ka qenë shumë e angazhuar rreth emisionit të ri televiziv, të cilin pritet ta fillojë shumë shpejt.

Por, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të punojë rreth këngëve të reja, madje ajo dje udhëtoi nga Tirana në Prishtinë për të finalizuar projektin e ri.

Bazuar në postimin e një fotografie, këngëtarja la të kuptohet se kënga vjen e realizuar edhe me videoklip dhe pak nga prapaskenat dhe se si do të duket ajo e ka treguar nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Shhh…”, ka shkruar Luana e cila ka pranuar komente të ndryshme nga fansat të cilët mezi po e presin publikimin.