Luana Vjollca vjen me poza të ‘nxehta’ nga fotosesioni për “Guess”

Moderatorja e famshme shqiptare, Luana Vjollca, rikthehet me sesionin fotografik për markën e famshme “Guess”,  shkruan lajmi.net.

Ajo shfaqi format e saj bombastike, me një fustan të zi të shkurtër, që vinte në pah fizikun dhe dukej e parezistueshme.

Nuk munguan komentet të shumta edhe nga fytyrat publike që komplimentonin bukuroshen, por gjithashtu edhe të fansave të saj.

Ditë më parë, Luana shpalosi disa fotografi nga ky set, por që u shfaq me një veshje tjetër, ndërsa edhe në ato imazhe dukej shumë tërheqëse.

Kujtojmë se Luana Vjollca është duke punuar për sezonin e ri të emisionit të saj dhe po ashtu edhe për projektet e reja muzikore. /Lajmi.net/