Luana Vjollca njihet për stilin unik dhe paraqitjet në publik me të cilat merr vëmendje, shkruan lajmi.net.
Edhe sot është shfaqur ndryshe teksa ka prezantuar ndryshimin e ri në flokët bionde. Luana Vjollca, ka shndërruar flokët e saj në ngjyrë portokalli.
Përmes një videoje të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, moderatorja shqiptare prezantoi dukjen e re e cila arriti të komentohet nga fansat dhe ndjekësit.
Ndryshe, Luana Vjollca që nga përfundimi i sezonit të emisionit “Shiko Kush Luan” nuk është rikthyer ende me ndonjë risi./