Luana Vjollca paralajmëron projektin e ri të “Thuaje”, thotë se i dedikohet njeriut të saj të jetës

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca mbete ndër personazhet më të komentuara.

Krahas një karriera të suksesshme në televizion, Luana ka arritur të depërtoj edhe në muzikës ndërsa prej javësh ka nisur projektin “Thuaje”.

Bashkë me tematikat të ndryshme që ajo ka sjell në secilin episode të tij, Luana ka bashkangjitur edhe nga një projekt muzikor dedikuar së njëjtës temë.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“Isha” mban titullin projekti I saj i tretë më radhë që u publikua ditë më parë e që bënte thirrje për vetëbesim dhe kurajë.

Ndërkohë, së fundmi Luana ka paralajmëruar këngën e ardhshme duke sjell pak detaje deri te koha e lansimit.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Përmes disa imazheve të reja ku ajo dukej mjaft atraktive, Luana ka zbuluar se projekti mban titullin “A me ra” dhe i dedikohet njeriut të saj të jetës.

 

 

“A me ra”, është këngë e shpirtit! Është për njeriun tim të jetës…dhe ndaj po gjej vështirësi ta publikoj”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë 30-vjeçarja, por që padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj të shumtë.