Luana Vjollca në studio për projektin e ri muzikor

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, nuk po ndalet, shkruan lajmi.net.

Pas sukseseve të mëdha me emisionin e saj, ajo nuk po e lë anash as angazhimin në muzikë.

 

Nëpërmjet disa postimeve në Instagram ajo la të kuptohet se është duke punuar për projektin e ri muzikor.

Mbrëmjen e djeshme shihet se ajo ka punuar në studio. Në njërin nga postimet Luana i ka pyetur fansat se çfarë preferencash muzikore kanë.