Luana Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje tërësisht sensuale dhe plot stil.
Moderatorja u shfaq me një fustan mini me print leopardi, i cili i vinte në pah linjat dhe i jepte një energji të fuqishme e femërore.
Ajo e kombinoi veshjen me sandale elegante me taka të zeza dhe një çantë të vogël shpatullash, duke e mbajtur pamjen të thjeshtë, por tërheqëse.
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Për grimin, Luana kishte zgjedhur buzëkuqin e kuq të ndezur që i jepte më shumë intensitet dhe klas paraqitjes, ndërsa flokët i kishte kapur lart, me disa fije të lëshuara që e bënin dukjen më të butë e natyral.
Në fotografitë e publikuara, ajo alternon pozat elegante dhe të sigurta me buzëqeshje të lira dhe lozonjare, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të ngrohtë.
Pamja e saj është një kombinim perfekt mes sensualitetit, elegancës dhe vetëbesimit, duke e bërë sërish një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.