Luana vjen elegante dhe joshëse në paraqitjen e fundit

Luana Vjollca është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat ndan vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo u shfaq e veshur me një xhaketë të zezë dhe me geta të markës “Philipp Plein”, duke vënë në dukje këmbët joshëse.

Moderatorja e kombinoi këtë dukje me një palë taka të zeza dhe çantë me të njëjtën ngjyrë, teksa dukej elegante.

Edhe këtë herë, ajo ‘ngacmoi’ fansat me këmbët seksi, teksa mori poza para aparatit në një parking veturash.

Fotografitë e Luanës vijnë pak kohë pas pushimeve që kishte në Dubai, ku nuk munguan fotografitë nga vendi ku qëndroi.

Menjëherë pas pushimeve, Luana Vjollca i është kthyer punës për projektet e reja. /Lajmi.net/