Luana merr pjesë në “Javën e Modës” në Milano

Prej ditësh ka filluar të mbahet “Java e Modës” në Milano, ku kanë defiluar disa prej ikonave të modës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, shkruan lajmi.net.

Përmes disa postimeve në ‘Instagram’, ajo ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

 

E njëjta përndryshe ka paralajmëruar rikthimin me një emision të ri në TV Klan, pas largimit nga Top Channel.

“Zemër Luana”, mban titullin projekti i ri për të cilin theksoi se do ta publikojë së shpejti./Lajmi.net/