Lidhja e sindikatave të Maqedonisë do të dalë në një protestë të madhe të punëtorëve më 14 mars, në orën 12:05, përcjell TV21. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për një pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro.
Ky epilog vjen pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u informua se paga minimale nga marsi do të rritet vetëm për 1.667 denarë sipas harmonizimit ligjor. Përfaqësuesit e LSM-së e lanë mbledhjen dhe njoftuan se beteja për paga më të larta do të vazhdojë në rrugë.
Nëse as kjo nuk sjell rezultat, sindikata ka paralajmëruar aktivizimin e vendimit për grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.



