LSDM zgjodhi zëvendëskryetaren e Zaevit

Me 682 vota për dhe 2 kundër, Lidhja Socialdemokrate Maqedonase (LSDM) zgjodhi për nënkryetare Sanja Llukarevskën.

Ajo është një nga kuadrot e reja në LSDM, e cila ishte përfshirë nga Revolucioni Laraman dhe më pas edhe pjesë e Qeverisë, duke u emëruar në postin e drejtores së Drejtorisë së të Hyrave Publike. Ajo vijon të mbajë këtë detyrë.
Llukarevska vjen në këtë detyrë në vend të Radmilla Sheqerinkës, e cila do të vijoj të jetë në organet udhëheqëse të socialdemokratëve.

Një nga emrat e përmendur për këtë post ishte edhe ministri aktual i shëndetësisë, Venko Filipce, por ai pritet të jetë njëri nga nënkryetarët partiak. Kongresi do të zgjedh edhe përbërjen e re të Këshillit qendror. (INA)