LSDM: VMRO-ja gënjeu qytetarët për pasaportat

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja deri para pak ditësh gënjeu qytetarët se do ta zgjidhin problemin me lëshimin e pasaportave.

“Ata thanë se MPB-ja nuk ka punuar me të gjitha kapacitetet, se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se pasaportat e vjetra do t’ia kishin zgjatur me ligj. Kjo ishte para se VMRO-DPMNE-ja të hynte në Qeverinë teknike dhe kur hyri në Qeveri, OBRM-PDUKM-ja ndërroi korsinë.

“Papritur nuk ka asgjë nga ligji, thonë MPB-ja punonte me kapacitet të plotë, se problemi nuk zgjidhet. Ministri nga VMRO-DPMNE justifikohet se nuk bën dot mrekulli”, se ka hasur në një “mur” nga Greqi. VMRO-DPMNE thotë një gjë, bën tjetër, por gjithmonë gënjen qytetarët”, thonë nga LSDM.