LSDM: VMRO-DPMNE të tregojë se çfarë financuan firmat e Orce Kamçevit për partinë

Mickoski dhe VMRO-DPMNE të përgjigjen se çka kanë financuar firmat e Kamçevit dhe nëse borxhi ka lidhje me reketin në vetë VMRO-DPMNE-në?

Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE me ditë heshtin rreth pyetjeve të parashtruara publike lidhur me fushatën e Gordana Siljanovskës për zgjedhjet presidenciale.

Në vend të kumtesave të zymta nga Pallati i bardhë, VMRO-DPMNE dhe Mickoski duhet të dalin para opinionit dhe të përgjigjen:

Çka kanë financuar firmat e Orce Kamçevit për VMRO-DPMNE-në?

Vallë borxhi ka lidhje me reketin në vetë VMRO-DPMNE-në?

Afera më e re në VMRO-DPMNE patjetër të pastrohet deri në fund nga institucionet kompetente, veçmas që ndërlidhen me firmat e Orce Kamçevit, i dyshuar në lëndë të PSP-së.