LSDM: VMRO-DPMNE po krijon në kokë skandale për ta zbutur humbjen që do ta pësojnë në Shkup

Në VMRO-DPMNE janë të frikësuar nga humbja që do t`i ndodh në zgjedhjet lokale në Shkup dhe nuk janë duke u ndalur duke krijuar skandale jo të vërteta për kryetarin e komunës, Petre Shilegov.

Nga ndërtesa e bardhë, mund që të nxjerrin dokumente të paplota, pa baza të akuzojnë për korrupsion në thonjëza dhe keqpërdorime, por asgjë nuk do t`i shpëtoje nga humbja e shtatë në zgjedhje.

Me paraqitje të këtilla, VMRO-DPMNE po vërteton se nuk ka asnjë ide, asnjë propozim për përmirësimin e jetës së shkupjanëve, për modernizimin e qytetit kryesor.

Nga ana tjetër, qytetarët janë duke parë se oferta e VMRO-DPMNE-së për këto zgjedhje është ofertë e kuadrove të Gruevskit dhe personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra të kryera penale.

Për këtë arsye, VMRO-DPMNE-së nuk i ka ngelur asgjë tjetër në dorë, përveçse me gënjeshtra, spekulime dhe konstruksione të tentojnë ta zbusin humbjen bindëse në zgjedhje.