LSDM: VMRO-DPMNE-ja pengon institucionet në çështjen e bombave të rrejshme

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja e pengon punën e institucioneve në zbatimin e masave për menaxhimin me alarmet për bomba nëpër shkolla dhe institucione tjera.

Nga LSDM thonë se me sjelljen e saj jashtëzakonisht të papërgjegjshme, OBRM-PDUKM qëndron pas sulmeve hibride që synojnë krijimin e trazirave, tensioneve, mosbesimit dhe ndjenjës së frikës tek qytetarët.

“Sjellja e VMRO-DPMNE-së ngre një sërë pyetjesh dhe ngre dyshime serioze për rolin e tyre. Pse VMRO-DPMNE po i pengon institucionet? Cili është roli i VMRO-DPMNE-së në kërcënimet e rreme me bombë? VMRO-DPMNE duhet të ndalojë pengimin dhe minimin e punës së institucioneve që punojnë për sigurinë e plotë të fëmijëve, për të neutralizuar problemin dhe për të mundësuar mësim të pandërprerë”.

“Siguria e shkollës nuk duhet të jetë temë për pikë politike”, thonë nga LSDM.