Partia e LSDM-së ka reaguar lidhur me seancën e sotme, ku sipas tyre VMRO-DPMNE me çdo kusht po tenton që ta pengojnë seancën për rritjen e pagave për mësimdhënësit, shkruan Alsat.
“Sjellja destruktive e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka arritur fundin. Trokitje në tavolina, të bërtitura, sjellje të pahijshme…Deputetët e VMRO-DPMNE-së gjatë gjithë ditës së sotme po tentojnë ta ndërpresin seancën e Kuvendit dhe në këtë mënyrë të bllokojnë ligjin me të cilin për 27 mijë arsimtarë d të rriten pagat ku 4.700 kanë punësim të përhershëm. Poshtë çdo niveli është kjo VMRO-DPMNE. Pse VMRO-DPMNE është kundër mësimdhënësve dhe stafit ndihmës në arsimin fillor dhe të mesëm dhe çfarë mendojnë ata? LSDM është në anën e qytetarëve, në anën e punëtorëve, mësimdhënësve dhe nuk do të lejojë që shkatërrimi i VMRO-DPMNE-së të ketë sukses. Puna e komisionit parlamentar do të vazhdojë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.