LSDM: VMRO-DPMNE dëshiron ta minojë hetimin e pavarur për zjarrin

LSDM-ja ka reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së duke thënë se “VMRO-DPMNE” dëshiron ta minojë hetimin e pavarur, objektiv dhe efikas për zjarrin në spitalin modular në Tetovë”.

“Nuk do të lejojnë që gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së të ndikojnë ndaj hetimit. Institucionet kanë profesionalitet dhe kapacitet për të zbatuar hetim efikas. Përfshirja e ekspertëve të huaj në zbulimin e arsyeve të zjarrit është vërtetim shtesë për objektivitet në procedurë”, thonë nga LSDM.