LSDM: VMRO-DPMNE bllokon ligj të cilin nuk e kanë lexuar

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se VMRO-DPMNE bllokon një ligj që nuk e ka lexuar dhe se me këtë dëshmon se ja arritur në kulmin e destruksionit.

“Nëse kanë të paktën pak kujdes ndaj mësimdhënësve, OBRM-PDUKM në vend të bllokimeve, duhet të lexonin ligjin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se VMRO-DPMNE nuk dëshiron se me rritjen e pagave mesatare do të rritet edhe paga e mësimdhënësve dhe profesionistëve në shkollat fillore dhe të mesme.

Sipas tyre, në vend të bllokimeve dhe demantimeve nga ana e VMRO-DPMNE-së duhet të lexojë ligjin dhe të mos bllokojnë.