LSDM: VMRO dhe ministri i MPB-së po bllokojnë procesin e dhënies së pasaportave

VMRO-DPMNE gënjen qytetarët dhe krijon problem edhe më të madh me dhënien e pasaportave të reja, akuzojnë sot nga LSDM.

“Në njërën anë ministri i tyre i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike po e bllokon plotësisht procesin me vendime dhe hapa të gabuar. Në vend që të rriste kapacitetin për fotografimin dhe nxjerrjen e pasaportave, hoqi nxjerrjen e pasaportave pa takim.

Ajo e zgjati të gjithë procesin me muaj. Qytetarët nuk mund të lënë termin për ditë të tëra dhe ata që u fotografuan nuk mund të marrin pasaportat për javë të tëra.

“Në anën tjetër, VMRO-DPMNE po i gënjen qytetarët se obligimet nga një marrëveshje ndërkombëtare mund të ndryshohen me zgjidhje ligjore. VMRO-DPMNE nuk ka zgjidhje, siç ka paralajmëruar, por krijon problem edhe më të madh për qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.