LSDM: Vazhdojmë me masa për paga më të larta për të punësuarit

Subvencionimi i kontributeve deri tani dhe pagat e rritura për mbi 106.000 të punësuarve në 20 mijë kompani.

LSDM vazhdon me realizimin e masave që sigurojnë vende pune të paguara mirë dhe paga më të larta për punëtorët.

Masa për subvencionim të kontributeve të pagave për kompanitë që do t’ua rrisin pagën të punësuarve prej 600 në 6.000 denarë tregon rezultate të shkëlqyera.

Për 2,5 muaj mbi 106.000 të punësuar marrin pagë më të madhe, ndërsa pritet rritje e numrit të të punësuarve me paga më të larta.

Për masën, për të cilën në buxhet janë parashikuar 39 milion euro, deri tani kanë aplikuar mbi 20 mijë kompani.

LSDM investon në kapitalin njerëzor, te qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe më shumë para në buxhetet familjare.

Në rrugë të drejtë jemi!

LSDM

Qendra për komunikime me opinionin