LSDM: Për tragjedinë në Koçan duhet të ketë përgjegjësi

Nënkryetarja e LSDM-së, Ana Çupeska, sot në një konferencë, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, si dhe hetim të plotë dhe të pavarur për tragjedinë në Koçan. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve hetimore që të hetojnë deri në fund këtë tragjedi dhe të mbajnë përgjegjësi të përgjgijen para drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Çupeskas-s, është e frikshme lehtësia me të cilën ministri hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilën siç tregoi ai e udhëheqë prej më shumë se një viti.

“Fatkeqësisht, konferenca e fundit e sotme për media e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, na la pa fjalë dhe na detyroi të reagojmë. Të kujtojmë Toshkovskin se ka qenë ministër 13 muaj. LSDM besonte se ministri do të kishte virtyt të thotë të vërtetën dhe të mos raportojë në mënmyrë selektive në opinion për ngjarjet dhe ne prisnim që me saktësi të gjente përgjegjësinë dhe të dëshmonte se askush nuk kishte ndërmend të kursehej nga këto ngjarje. Por ai nuk e bëri këtë”, tha Çupeska.

Në vend të kësaj, nënvizoi Wupeska, Toshkovski politizon dhe fajëson të tjerët, kur ka qenë ministër për një vit të tërë, ndërsa Qeveria ka nëntë muaj në dispozicion të gjitha institucionet.

“Ministër Toshkovski, a nuk është turp që ju dhe të gjithë në institucione të mos pranoni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje, në kushtet kur kjo diskotekë ka një vit të tërë që funksionon pa licencë. Përgjegjësia e kujt është nëse nuk është e juaja, kontrollojeni. E kujt është përgjegjësia nëse jo e juaja dhe e gjithë inspektorëve që ju drejtoni? Të kërkojmë përgjegjësi dhe të kontrollojmë për një vit të tërë nëse ka ndonjë parregullsi në operacion”, shtoi Cupeska.

Ajo theksoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim duhet të kontrollojë standardet e sigurisë së të gjitha objekteve një herë në vit.

Ajo po ashtu tha se, zjarri është shkaktuar nga materiale piroteknike, ndërsa pikërisht MPB I licencon dhe kontrollon kompanitë që menaxhojnë me këto mjete.

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.