LSDM: Partneri i Mickoskit, partia E majta mbështet Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës

LSDM përmes një komunikate njofton se partia E majta mbështet Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës.

“Deputetët e partnerit të koalicionit të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, E majta, votoi kundër Deklaratës për Ukrainën në kuvend. Partneri i Mickoskit, Dimitar Apasiev i përdor fjalët e Putinit. Dje deputeti Krmov ukrainesët i quajti neonacistë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ata shtojnë se është e palejueshme të mbështetet agresioni rus ndaj për shkak se është shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit ndaj Ukrainës.

“Duke pasur parasysh se E majta është partner i koalicionit të OBRM-PDUKM-së në kuvend dhe në nivel lokal në disa komuna, Mickoski duhet të përgjigjet se cili është qëndrimi i tij në lidhje me mbështetjen e agresionit rus nga partia E majta”, thuhet në fund të komunikatës.